Muzika popullore Shqiptare perben nje nder pasurite me te çmuara te vendit. Ne pershkrimet e studiuesve te huaj te ardhur ne Shqiperi gjate shekujve XVIII-XIX eshte arritur perafersisht ne konkluzionin se pasuria kryesore e Shqiperise eshte folklori muzikor.
Folklori muzikor ben nje jete aktive edhe sot, nderkohe qe gjurmet e lashtesise se tij jane provuar qe prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Ne objekte te ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – jane perfiguruar qarte vegla popullore, qe perdoren deri ne ditet tona, valltare, kengetare, kostume karakteristike, etj.
Folklori muzikor shqiptar eshte jashtezakonisht i pasur , çka dhe shprehet ne ekzistencen e muzikes vokale qe nga forma njezereshe e deri tek shumezereshi; ne muziken me vegla popullore; muziken me ze e vegla; muziken per shoqerimin e valleve popullore, etj. Ketyre u shtohet dhe nje fond i madh veglash popullore te klasifikuara ne kater grupet tashme te njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone.
Folklori muzikor shqiptar e ben jeten e vet ne nje ndarje specifike, qe lidhet me format e te shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore te instrumenteve te perdorur. Lumi i Shkumbinit, qe pershkon mes per mes Shqiperine, pervecse ndan dy dialektet kryesore te vendit ne Gege ne Veri te Shkumbinit dhe ne Toske ne Jug te Shkumbinit, sherben edhe si kufi natyror per klasifikimin e tipologjise se folklorit muzikor.
Ne veri te lumit Shkumbin lokalizohet zona monodike e te shprehurit muzikor, e shoqeruar kjo me shkallet modale (diatonike apo kromatike) sebashku me vegla muzikore specifike per kete zone, si lahuta dhe çiftelia. Nderkohe, per trevat qe shtrihen ne jug te lumit Shkumbin eshte karakteristik fenomeni i te shprehurit muzikor ne iso-polifoni (ang. Poliphonie with burdon) me perdorimin e shkalleve pentatonike si dhe te instrumenteve specifik si gajde dhe bicula (fyell i dyfishte).
Kategorite: Ushqime, Udhetime Hyr: #shqiperia, #shoqeria
Server
Jemi duke punuar per nje sherbim me te mire per desguesit tan te rregullt te radio albnetwork ne bashkpunim te gjer me stafin e Albnetwork.Org
Reply
RAIN
Vertet shum gje e bukur,e vecant,ka lezet
Reply
TomSojeri
Nje nga radiot me te mira, muzik e fundit nderkohe dhe chat ku gjen mundesin te flasesh me shqiptar ane e mbane botes.
Reply
Server
Po mundohemi te ofrojm cdo gje per degjuesit tane
Reply
Server
Jemi akoma duke punur per ta ber faqe me te pranueshme per degjuesit
Reply
Server
Cdo gje eshte drejt perfundimit shijoni muziken e perzgjellur nga dj per ju
Reply